Giroudi po e shqyrton largimin nga Chelsea

Prishtinë | 31 Kor 2020 | 16:44 | Nga Ekonomia Online

Finalja e FA Cup mund të jetë paraqitja e fundit për Oliver Giroudin me fanellën e Chelseat. Sipas mediave angleze, sulmuesi nuk do të vazhdojë qëndrimin në “Stafmord Bridge” dhe nuk do të jetë pjesë e klubit në edicionin e ri. Edhe vetë Giroud ka bërë të ditur se ende është i pavendosur për të ardhmen e tij.

“Kam edhe një vit kontratë dhe nëse do të qëndroja te Chelsea do të isha i lumtur. Nuk e di se çfarë do të ndodhë”, u shpreh Giruod.

33-vjeçari këtë sezon me ekipin londinez në të gjitha garat ka shënuar 10 gola.

Të ngjashme