Gjakova kalon pengesën e parë në Masters

Prishtinë | 12 Jan 2021 | 09:29 | Nga Ekonomia Online

Akil Gjakova e ka kaluar pengesën e parë në Mastersin e xhudos që po mbahet në Doha.

Gjakova në raundin e parë, në kategori deri 73 kilogramë, mposhti kampionin e botës për junior, Somon Makhmadbekovin e Taxhikistanit. 

Gjakova triumfoi me waza-ari pas 8:01 minuta luftë.

Dje Distria Krasniqi fitoi të artën, ndërsa Majlinda Kelmendi e Nora Gjakova të bronzta.

Të ngjashme