Gjakova merr të argjendtën në Podgoricë

Podgoricë | 11 Nën 2017 | 16:52 | Nga

Xhudisti Akil Gjakova ka fituar medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian në Podgoricë.

Ai në finale u mposht nga xhudisti rus, Saian Ondar.

Gjakova, që garon në kategorinë deri në 73 kg, për të kaluar deri në finale, fillimisht e mposhti xhudistin gjerman, Lukas Venekold me Wazzari dhe Ippon.

Më pas, në luftën tjetër doli më i suksesshëm se xhudisti nga Azerbajxhani, Telman Valiev, duke triumfuar falë dy penalizimeve që i mori kundërshtari, ndërsa në gjysmëfinale me dy Wazzari e mposhti xhudistin nga Moldavia, Cornel Andries.

Ndërkohë, në këtë kampionat evropian, e artë doli edhe Distria Krasniqi, që të premten e fitoi të artën në kategorinë deri në 52 kg

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme