Gjashtë klubet që kanë shpenzuar më së shumti para në blerjen e lojtarëve

Prishtinë | 18 Qer 2017 | 10:44 | Nga

Në nëntë vitet e fundit në botën e futbollit janë shpenzuar miliarda euro në transferimet e lojtarëve.

E në veçanti kjo shumë është rritur pas hyrjes në botën e futbollit të multi-miliarderëve dhe sheikëve arab.

Një prej klubeve që ka shpenzimet më të mëdha gjatë këtyre vitet e fundit është Manchester Cityt, i cili për përforcime të ekipit ka shpenzuar 1.06 miliard euro.

Pas Citizens vjen rivali lokal, United që deri më tani ka shpenzuar 776 milionë euro.

E një prej ekipeve që në të kaluarën është shquar për blerje të lojtarëve me shuma marramendëse, Real Madridi në vitet e fundit ka shpenzuar vetëm 402 milionë euro.

Klubet që kanë shpenzuar më së shumti që nga viti 2008:
1. Manchester City – 1,067 miliard euro
2. Manchester United – 776 milionë euro
3. PSG – 645 milionë euro
4. Barcelona – 479 milionë euro
5. Chelsea – 462 milionë euro
6. Real Madrid – 402 milionë euro

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme