Gjashtë motrat me ferexhe po befasojnë me aftësitë në hokej

Prishtinë | 02 Gus 2018 | 15:24 | Nga

Gjashtë motrat Azmi përbëjnë ekipin e tyre të hokejit me top – version tjetër krahasuar me ato në akull dhe bar. Hokeji “i tyre” luhet në terren kryesisht prej betoni.

Ato mund të shihen si përgjigje për familjen Sutter, e cila ka dërguar gjashtë vëllezër në NHL (National Hockey League). Por këto lojtare myslimane, që mbajnë ferexhenë në kokë, gjatë gjithë kohës po luajnë në ligën verore të Asociacionit të Hokejit me top, përcjell Koha Ditore shkrimin e NYT.

Asiyah 25 vjeçe, Nuha 23, Husnah 21, Sajidah 18, Haleemah 17 dhe Mubeenah 14 janë të veçanta.

Ashtu si Nazem Kadri, lojtari i parë mysliman që u draftua në NHL nga Toronto Maple Leafs, edhe motrat po i detyrojnë shumë tifozë të mendojnë se e ardhmja e tyre është e ndritur në sport.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme