Gjashtë oferta që në start për Buffonin

Prishtinë | 15 Maj 2021 | 10:20 | Nga Ekonomia Online

Legjenda e Juventusit, Gianluigi Buffon tashmë ka tërhequr vëmendjen nga gjashtë klube evropiane përpara largimit nga skuadra italiane në fund të sezonit.

Gardiani 43-vjeçar është në fazën e tij të dytë me Juventusin pasi u largua nga Paris Saint-Germain në vitin 2019.

Megjithatë, Buffon ka zbuluar se ai nuk do të rinovojë marrëveshjen e tij aktuale te Juventusi dhe do të largohet nga Zonja e Vjetër për herë të dytë në verë.

Sipas gazetës italiane Tuttosport , Barcelona është në mesin e disa klubeve evropiane të gatshme për të luftuar për të siguruar shërbimet e Buffon.

Kalimi i Buffon në Camp Nou do t’i siguronte trajnerit Ronald Koeman një mundësi rezervë me përvojë për Marc-Andre ter Stegen.

Tuttosport raporton gjithashtu se ish-përfaqësuesi i Italisë është në radarin e kampionëve të sapo kurorëzuar portugez, Sporting Lisbonës.

Krahas Sporting CP dhe Barcelonë, ​​mediumi pretendon se edhe Eintracht Frankfurt janë të etur për të marrë Buffonin në Bundesliga.

Skuadra turke Galatasaray gjithashtu ka shprehur interes për yllin e Juventusit, ndërsa Olympiacos dhe Dynamo Kiev kanë kontaktuar përfaqësuesit e italianit.

Të ngjashme