Gjendet i masakruar në një shkurre futbollisti i ri brazilian

Prishtinë | 29 Tet 2018 | 16:27 | Nga Ekonomia Online

Trupi i një futbollisti të ri brazilian është gjetur pothuajse me kokë të hequr dhe me organe gjenitale të masakruara në një shkurre të shtunën mbrëma, raportojnë mediat lokale.

Ylli i Sao Paulo, Daniel Correa Freitas, 24-vjeçar, u gjet i vdekur në një shkurre në Sao Jose does Pinhais në shtetin jugor të Brazilit, Parana, nga disa persona që po shëtisnin pranë, transmeton Express.

Klubi i tij, që bën gara në Serie A – nivelin e parë të futbollit brazilian – shkroi në Twitter: Klubi i futbolli Sao Paulo njofton me dhembje të madhe për vdekjen e Daniel Correa Freitas”.

Edhe pse shkaktari zyrtar i vdekjes së tij nuk është konfirmuar, gazeta lokale “Band B” raporton se Freitas është torturuar dhe masakruar.

“Nga pamjet e trupit të tij, ai është vrarë dhunshëm”, ka thënë një polic për gazetën.

“Ai kishte dy prerje në qafë, kokën e kishte gati të prerë dhe organet gjenitale të masakruara”, ka thënë ai.

Të ngjashme