Gjendet i vdekur ish basketbollisti i Sigal Prishtinës

Prishtinë | 13 Kor 2016 | 14:30 | Nga

Një lajm i hidhur për adhuruesit e basketbollit kosovar.

Sot në moshën 27 vjeçare ka ndërruar jetë ish organizatori i Sigal Prishtinës, Demontez Stitt.

Ai u gjet në dhomën e tij pa shenja jete. Vetëm disa orë para se të vdiste ai kishte shkruar në profilin e tij në Twitter, “Thank you Lord”.

Stitt me Prishtinën kishte fituar Ballkan Ligën dhe Superligën e Kosovës.

“Ai do të mbahet në mend për punën e madhe dhe dashurinë e tij për klubin e qytetin tonë! KB SIGAL Prishtina u shprehë ngushëllime familjarëve dhe shokëve të Sttit”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Të ngjashme