Gjërat që Leo Messi mund t’i fitojë në vitin 2019

Prishtinë | 06 Maj 2019 | 11:11 | Nga Ekonomia Online

Lionel Messi është shumë afër të kurorëzohet me ‘Topin e Artë’ të gjashtë në karrierë.

Ylli argjentinas po kalon në një sezon fantastik me Barcelonën dhe tashmë me eliminimin e Juventusit të Ronaldo, mbetet kandidati kryesor për çmimin e më të mirit.

Por një fakti edhe më i çuditshëm është numri i trofeve kolektiv dhe individual që mund t’i fitojë ai këtë sezon me Barcën, përcjell lajmi.net.

Messi me Barcelonën në këtë edicion e kanë siguruar vetëm La Liga-në, por janë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe në finalen e Kupës së Mbretit.

Më poshtë njihuni me listën e trofeve individual dhe kolektiv që mund t’i fitojë ai me Barcelonën këtë sezon:

– La Ligën’
– Ligën e Kampionëve
– Kupën e Mbretit
– Super Kupën e Spanjës
– Super Kupën e UEFA-s
– Kupën e Botës për Klube
– Topin e Artë
– Lojtari i Vitit i UEFA-s
– Më i Miri i FIFA-s
– Këpucën e Artë Evropiane
– Këpucën e Artë në Spanjë
– Golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve.

Të ngjashme