Gjermani Michael Nees, trajner i Përfaqësueses U21 të Kosovës

Prishtinë | 29 Jan 2021 | 14:27 | Nga Ekonomia Online

Gjermani Michael Nees pritet të emërohet trajner i grupmoshës U21 të Kosovës, është bërë e ditur të premten nga një burim i KOHËS brenda Federatës së Futbollit të Kosovës.

Zyrtarizimi i Neesit pritet të bëhet brenda ditës edhe nga FFK-ja.

Nees në këtë post do të zëvendësojë Rafet Prekazin, të cilit i ka skaduar kontrata me FFK-në.

Nees prej vitit 2017 është pjesë e FFK-së, ku ka punuar si drejtor teknik me rekomandim të Federatës së Futbollit të Gjermanisë.

53-vjeçari më herët ka qenë përzgjedhës edhe i ekipit U21 të Izraelit (2012-2015), kurse ka punuar si drejtor teknik edhe në Federatën e Futbollit të Izraelit dhe atë të Afrikës së Jugut.

Ndërkohë, burimet e njëjta kanë njoftuar se është caktuar edhe përzgjedhësi i Kosovës në futsall – Arben Simitqiu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme