Gjermani – Spanjë, formacionet e mundshme të super-ndeshjes në Ligën e Kombeve

Prishtinë | 03 Sht 2020 | 13:09 | Nga Ekonomia Online

Gjermania dhe Spanja do të përballen mes vete në një super-ndeshje të vlefshme për Grupin 4 në Ligës A në Ligën e Kombeve.

Panzerët janë nikoqirë te La Rojas në ndeshjen e parë të edicionit të dytë të Ligës së Kombeve.

Ekipi i Joachim Loew e pret ekipin e Luis Enriques në Mercedes-Benz Arena të Stuttgartit me fillim nga ora 20:45.

Të dy trajnerët kanë ftuar lojtarë të rinj për këto ndeshje të shtatorit, por fokusi i tyre do të jetë fitorja.

Te Spanja pritet të ketë më shumë befasi në 11-shen titullare, ndërsa ato nuk do të mungojnë as te Gjermania, por në numër më të vogël.

Gjermani (4-2-3-1): Leno; Kehrer, Sule, Ginter, Gosens; Kroos, Gundogan; Sane, Havertz, Brandt; Werner

Spanjë (4-3-3): Simon; Navas, Ramos, Torres, Reguilon; Ruiz, Rodri, Thiago; Rodrigo, Gerard Moreno, Asensio

Të ngjashme