Gjermania pa kapitenin kundër Kosovës

Prishtinë | 03 Sht 2017 | 11:31 | Nga

Ekipi kombëtar i Gjermanisë, në U-21 do të luajë ndeshjen e radhës, kundër Kosovës, pa kapitenin Jonathan Tah.

Kjo ndeshje zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian, shkruan Sport1.

Lajmin për mungesën e Tah e ka bërë trajneri Stefan Kuntz. Ai ka treguar se në ndeshjen kundër Kosovës kapiteni nuk mund të paraqitet për shkak të një lëndimi.

“Është një masë e qartë, kështu që ne vendosëm që lojtarin ta dërgojmë për trajtim klinik, në konsultime me Jonah, doktorët tanë dhe Bayer Leverkusen”, ka thënë Kuntz.

“Është për keqardhje që nuk do ta kemi lojtarin më të mirë në kualifikime”, ka shtuar ai.

Gjermania që renditet e katërta në Grupin e pestë, e pret liderin Kosovën më 5 shtator.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme