Gjermania po zhgënjen edhe në Ligën e Kombeve

Prishtinë | 13 Tet 2018 | 22:51 | Nga Ekonomia Online

Holanda e ka mposhtur Gjermaninë me rezultat 3-0 në kuadër të Ligës së Kombeve.

Kombëtarja e Holandës e ka mposhtur ish-kampionen e Botës në ndeshjen e zhvilluar në Amsterdam.

Virgil van Dijk i dha epërsinë e parë “Tulipanëve” në minutën e 30-të pasi shënoi me kokë.

Në pjesën e dytë ‘Panzerët’ u munduan që të riktheheshin në lojë, por holandezët ishin ata që shënuan edhe dy gola në fund të takimit.

Depay në minutën e 87-të dhe Wijnaldum në minutën e 90-të shënuan për rezultatin përfundimtar 3-0.

Gjermania nuk është duke treguar lojëra të mira dhe pas dështimit në ‘Rusia 2018’ tani po zhgënjen me paraqitje edhe në Ligën e Kombëve. Nuk do të jetë befasi nëse do të shkarkohet trajneri Joachim Loë.

Të ngjashme