Gjesti i Mbappes me vogëlushin emocionon të gjithë

Prishtinë | 22 Dhj 2019 | 10:16 | Nga Ekonomia Online

Ylli francez i futbollit Kylian Mbappe çdo herë e më shumë po tregon klasin brenda dhe jashtë fushës së futbollit. Ai shkëlqye në fitoren 4:1 të PSG-së kundër Amiens, duke shënuar dy gola në këtë takim, të parin në minutën e 10-të dhe të tretin në minutën e 63-të, ndërsa Neymar shënoi golin e dytë në minutën e 46-të dhe në fund Icardi realizoi në minutën e 84’.

Mbappe tashmë në moshë të re, është idhull për shumë fëmijë në mbarë botë.

Para se të përfundonte ndeshja një fëmijë hyri për ta përqafuar dhe marrë një autograf nga Kylian dhe falë zemërgjerësisë së tij, ai edhe ia doli, pasi Mbappe nuk e lejoi sigurimin ta marrë fëmijën duke e përcjellë vet atë nga fusha.

Të ngjashme