Federata e Futbollit të Gjibraltarit ka bërë një postim interesant në Tëitter pas humbjes 1-0 kundër Kosovës në miqësoren që u zhvillua në “Fadil Vokrri”, të enjten mbrëma.
Ishte një paraqitje jashtëzakonisht defanzive nga mysafirët, të cilët frustruan “Dardanët” duke u mbrojtur me nga tetë lojtarë.
E pas ndeshjes, Federata e Futbollit të Gjibraltarit është mburrur me rezultatin, duke shkruar:
“Gjibraltari frustron Kosovën dhe mposhtet 1-0 ga një gol me divijim në Prishtinë.
“Një paraqitje e mirë nga Gjibraltari, plot disiplinë, pasion, dëshirë dhe ‘luftë’ në një vend ku është i vështirë për të marrë rezultat”, thuhet më tej.