Gjibraltari, mundësi për të nisur tjetër seri të fitoreve

Prishtinë | 10 Tet 2019 | 09:47 | Nga Ekonomia Online

Seleksionuesi i Kosovës, Bernard Challandes, ka refuzuar ta quajë ndeshjen me Gjibraltarin miqësore. Për të është shumë më tepër.

Ai thotë se kjo ndeshje, që të enjten (sot, 18:00) do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, është përgatitore për duelin, siç e ka quajtur ai vendimtar, kundër Malit të Zi, shkruan sot Koha Ditore.

Ndeshja eliminatore për “Euro 2020” ndaj Malit të Zi luhet katër ditë më vonë, po në Prishtinë.

Në konferencën për shtyp të mbajtur të mërkurën, Challandes ka insistuar se ndeshja me Gjibraltarin do t’i shërbejë për të gjetur 11-shen më të mirë që do të jetë në fushë javën e ardhshme ndaj Malit të Zi.

Kosova vazhdon të jetë në garë për kualifikim direkt në “Euro 2020” dhe për këtë i duhet fitorja ndaj Malit të Zi, për të shpresuar për ndeshjet e tjera se do të presë biletën për Evropian.

“E përsëriti që loja me Gjibraltarin është shumë e rëndësishme për përgatitje. Nuk është miqësore, por përgatitore për Malin e Zi. Ndaj Gjibraltarit dua të shoh një ekip që luan mirë, me agresivitet dhe angazhohet maksimalisht”, ka thënë Challandes.

Tekniku zviceran ka thënë se ndaj Gjibraltarit rastin do ta kenë futbollistët që kanë pasur minutazhë të vogël si te Kosova ashtu edhe nëpër ekipet e tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme