Gjiganti anglez nis bisedimet me Realin për huazimin e Hazardit

Prishtinë | 09 Pri 2022 | 09:40 | Nga Ekonomia Online

Arsenali raportohet se ka nisur bisedimet me Real Madridin për huazimin e Eden Hazardit.

Përfaqësuesit e të dy klubeve thuhet se janë takuar gjatë kësaj jave për të diskutuar rreth kësaj çështje, transmeton Gazeta Express.

Sipas “FootMercato”, klubi nga Londra po e kërkon belgun në formë huazimi për sezonin e ardhshëm, por në marrëveshje të përfshihet edhe opsioni i blerjes.

Megjithatë, Hazard thuhet se aktualisht nuk po mendon një lëvizje te “Topçinjtë”, pasi ai dëshiron të qëndrojë dhe të luftojë për karrierën e tij te Real Madridi.

31-vjeçari besohet se heziton të ndërrojë klub dhe është i bindur se ai mund të kthehet në formën e tij më të mirë sezonin e ardhshëm.

Ditë më parë u raportua se edhe klubi i Real Madridit preferon huazimin e Hazardit, i cili po përballet me lëndime të shpeshta që nga transferimi i tij në “Santiago Bernabeu”.

Eden Hazard ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024. 

Të ngjashme