Gjiganti anglez përcolli nga afër Marash Kumbullën në ndeshjen ndaj Milanit

Prishtinë | 05 Shk 2020 | 17:44 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Marash Kumbulla, thuhet se është vëzhguar së fundmi nga gjiganti anglez, Manchester United, transmeton Gazeta Metro.

Mbrojtësi shqiptar bëri një tjetër paraqitje të lartë në barazimin 1-1 të Hellas Veronas në ndeshjen e fundit ndaj Milanit në Serie A.

Forma e lartë që po e tregon 19 vjeçari në këtë sezon ka bërë që shumë skuadra të mëdha të shprehin interesim për të.

Sipas ‘FcInterNews’, Manchester United kishte dërguar një skautë për të përcjellur nga afër Marash Kumbullën në ndeshjen ndaj Milanit.

Sipas këtij mediumi ‘Djajtë e Kuq’ janë të vendosur që të luftojnë deri në fund për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të Shqipërisë.

Gjatë afatit kalimtar u raportua se Napoli kishte arritur marrëveshje me Hellas Veronën për transferimin e tij, por Kumbulla preferon kalimin te Interi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme