Gjiganti indian shkroi histori në NBA “për 16 sekonda”

Prishtinë | 25 Maj 2019 | 14:55 | Nga Ekonomia Online

Me gjatësi të trupit prej 2.26 centimetrash, Gursimran “Sim” Bhullar e ka të pamundur që të mos vërehet.

Ai u dallua edhe më shumë, pasi u bë basketbollisti i parë me origjinë indiane që është futur në parket gjatë një ndeshjeje në NBA, transmeton Koha Ditore shkrimin e CNN.

I aktivizuar në 16 sekondat e fundit të lojës, Bhullar ka shijuar në maksimum momentin për të cilin nuk ishte i sigurt se do ta arrinte ndonjëherë. Edhe pse ishte shkurtër, lojtari indian nuk e sheh si të tillë.

“Unë vetëm u futa në lojë për të bërë punën time dhe nuk mendoja për asgjë tjetër”, thotë qendra 26-vjeçare.

Ai pati firmosur kontratë 10-ditore me Sacramento Kings, skuadër që u përball me Minnesota Timberwolves më 5 prill të vitit 2015 në ndeshjen që do të mbahet mend për indianin.

“Ishte diçka e pabesueshme. Pas ndeshjes e kuptova se kisha debutuar në NBA dhe kisha shkruar historinë për ata sekonda sa isha në parket”, kujton ai.

Tri ditë pas debutimit, ai u bë indiani i parë që shënoi pikë në NBA, pasi u aktivizua edhe kundër Utah Jazz. Këtë ndeshje Sacramento e humbi, derisa Bhullar realizoi dy pikë.

Bhullar në fakt kishte firmosur për dhjetë ditë me një skuadër të G League, por ato ditë i kaloi në NBA, pasi Sacramento e angazhoi. Skuadrat e NBA-së kanë të drejtë të angazhojnë lojtarë të G League për kohë të shkurtër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme