Gjiganti italian interesohet për Januzajn

Prishtinë | 14 Qer 2017 | 23:14 | Nga
Roma është e interesuar për t’i dhënë Adnan Januzajt një shans për të shkëlqyer në Serie A.

Belgu është ende vetëm 22-vjeç, por ka qenë në akademinë e Manchester United që nga viti 2011.

Ai kishte një huazimi në Borussia Dortmund dhe Sunderland, por nuk arriti të impresionojë.

Sipas ”DhNet” në Belgjikë, drejtori i sportit i Romës, Monchi, po kërkon të sjellë Januzajn në kryeqytetin italian.

Megjithatë, ka edhe konkurrencë nga ana e Spanjës, Real Sociedad.

Kontrata e tij me Manchester Unitedin do të përfundojë në qershor 2018.

Januzaj kaloi këtë sezon në huazim me Sunderland, duke mos arritur një gol të vetëm në 25 paraqitje.

Të ngjashme