Gjiganti zviceran insiston për transferimin e Kasamit

Prishtinë | 16 Kor 2017 | 11:32 | Nga

Pajtim Kasami është duke kaluar ditët e fundit tek skuadra greke Olympiakos.

Mesfushori shqiptar me pasaportë zvicerane nuk është në planet e trajnerit Besnik Hasi.

E ardhmja e tij pritet të jetë në kampionatin zviceran ku ka bërë karrierë edhe më parë.

Gjiganti zviceran, Grasshoppers është duke insistuar për transferimin e Kasamit në elitën e futbollit helvetik.

Mediat zvicerane kanë raportuar se krerët e klubit kanë pasur një takim me agjentin e lojtarit për një kontratë katër vjeçare.

Kasami pritet të nënshkruajë me Grasshopperin deri në vitin 2021, ndërsa për të do të ishte një rikthim në Superligën e Zvicrës.

Kujtojmë që vitin e fundit Kasami ishte i huazuar në Championshipin anglez tek Nottingham Forest.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme