Gjilani – Besa, pjesa e parë përfundon me këtë rezultat

Prishtinë | 30 Maj 2019 | 16:56 | Nga Ekonomia Online

Në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ është duke u zhvilluar ndeshja e barazhit mes Gjilanit dhe Besës.

Pjesa e parë i ka takuar skuadrës së kuqe, të cilët janë në epërsi minimale falë golit të Keita Razak (24’).

Por ndeshja duket e hapur, edhe pse rastet janë të rralla, shkruan lajmi.net.

Rast ideal për Besën pati Donat Sheqerolli që doli i vetëm me portierin Haxhihamza, i cili reagoi në momentin e fundit.

Gjilani pretendoi për një penallti, pasi sipas tyre Haxhaj kishte luajtur me dorë, por i këtij mendimi nuk ishte gjyqtari Maloku dy minuta para fundit të pjesës së parë. 

Të ngjashme