Gjilani – Besa, takimi i fundit i javës së 27-të në Superligën e Kosovës

Prishtinë | 05 Pri 2021 | 09:14 | Nga Ekonomia Online

Gjilani dhe Besa, do të jetë takimi i fundit që zhvillohet në kuadër të javës së 27-të në Superligën e Kosovës.

Ndeshja që fillon në ora 15:00, do të luhet në stadiumin “Agim Ramadani-Katana”, me vendasit që cilësohen si favoritë në letër.

Gjilani është në vendin e katërt me 37 pikë dhe dëshiron që të vazhdojë të jetë në mesin e tabelës.

Në anën tjetër, Besa tashmë ka humbur besimin për të luftuar për qëndrim në ligën elitare të futbollit kosovar, andaj luan për prestigj.

Skuadra nga Peja është në vendin e fundit me dhjetë pikë, 17 më pak se vendi i parafundit Arbëria.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme