Gjilani e Trepça ’89 ndajnë pikët, Drenica mposht thellë KEK-un

Prishtinë | 30 Mar 2019 | 16:34 | Nga Ekonomia Online

Kanë përfunduar edhe dy ndeshjet tjera të kësaj jave në Superligën e Kosovës në futboll.

Gjilani dhe Trepça ‘89 janë ndarë baras me rezultat 1 me 1, ku nga një gol u shënua në çdo pjesë.

Në fillim të ndeshjes ishin vendasit ata që realizuan për epërsinë e parë me anë të Wilber Perez, ndërsa për mysafirët shënoi Hasan Hyseni në fillim të pjesës së dytë për të vulosur rezultatin përfundimtar, transmeton KP.

Ndërkaq në Kastriot, Drenica ka arritur të marrë një fitore tejet të vlefshme ndaj KEK-ut, duke e mundur me rezultat të thellë 1 me 5.

Gola për skuadrën mysafire i shënuan Qemail Elshani, Kreshnik Uka, Mziu, Grajqevci e Nicholas Andres, ndërsa golin e vetëm për vendasit e shënoi Isa EminHaziri.

Tabela e klasifikimit është kjo:


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme