Gjilani favorizohet në garën për titullin e kampionit

Prishtinë | 02 Qer 2020 | 08:40 | Nga Ekonomia Online

Njohës të futbollit vendor vlerësojnë se garë e fortë për titullin e kampionit në Superligën e Kosovës do të zhvillohet ndërmjet katër skuadrave të para në tabelë. Katërshes së parë i prin Ballkani, duke lënë pas vetes Dritën, Gjilanin dhe Prishtinën.

Lufta e tyre për më të mirin e këtij sezoni do të vazhdojë në fundjavë, kur do të rifillojnë garat pas gati tre muajve pushim shkaku i pandemisë së koronavirusit. Ballkani ka 44 pikë, një më shumë se Drita derisa Gjilani e Prishtina kanë tubuar nga 41 pikë pas 22 ndeshjeve të zhvilluara. Megjithatë, në këtë luftë të fortë, njohësit po e favorizojnë Gjilanin. Analisti i futbollit, Ardian Llumnica, thotë se nuk mban mend garë kaq të fortë për titull. Ballkanin thotë se mund ta ndihmojë mosha e re, derisa Dritën përvoja. Janë dhjetë futbollistë të Dritës që në total i kanë fituar 25 kampionate aty ku kanë luajtur. Gjilanin, Llumnica e vlerëson si më të mirin në vitet e fundit, derisa Prishtina thotë se është e etur për ta fituar titullin që i mungon prej vitit 2013.

“Vlerësoj se skuadra e Gjilanit është më e mira ndër vitet e fundit. Është skuadra më e shtrenjtë në elitë, skuadra me futbollistët më cilësorë, por trajnerit Gentjan Mezani nuk i ka shkuar aq mirë që të jetë në vendin e parë apo të bëjë diferencën karshi të tjerave. Mendoj se tani e ka kohën, e ka besimin e presidentit të klubit, dhe skuadrën e Gjilanit e shoh një prej pretendentëve për titull, edhe në bazë të orarit të ndeshjeve që i pret disa nga pretendentët brenda. Mos të them që është një nga pretendentët kryesor apo më të sigurt për titull”, ka thënë Llumnica.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme