Gjilani kërkon fitoren e radhës, Dukagjini për befasi – formacionet zyrtare

Prishtinë | 12 Sht 2021 | 14:25 | Nga Ekonomia Online

Gjilani do të jetë nikoqir i Dukagjinit të Klinës në kuadër të xhiros së tretë në BKT Superligën e Kosovës në futboll.

Pas triumfit 0-1 në udhëtim te Feronikeli, skuadra e Ismet Munishit kërkon tri pikët e radhës në duel me klinasit.

‘Skifterat’ duan fitore në mënyrë që të barazohen me pikë me skuadrat si Drita, Ballkani e Drenica që kanë nga shtatë pikë.

Në anën tjetër ekipi i drejtuar nga Armend Dallku ka udhëtuar drejt Gjilanit për të shkaktuar befasi dhe për tu rikthyer në Klinë me pikë.

Tanimë dy trajnerët, Munishi i Gjilanit dhe Dallku i Dukagjinit kanë publikuar formacionet zyrtare.

Formacionet zyrtare:

Gjilani: Koliçi, Sorsa, Prekazi, Halili, Hoxha, Dabiqaj, Musolli, Progni, Torassa, Cale, Krasniqi.

Dukagjini: Haxhihamza, Dallku, Shala, Basriu, Kuçi, Ahmeti, Hasanaj, Da Silva, Shabani, Merlaku, Chibueze.

Të ngjashme