Gjilani ndalet me barazim nga Drenica

Prishtinë | 10 Nën 2019 | 15:29 | Nga Ekonomia Online

Gjilani është ndalur me barazim 1-1 nga Drenica në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të.

Ishte futbollisti Fiton Hajdari ai që shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 39-të.

Por, mysafirët arritën që ta barazojnë rezultatin në pjesën e dytë dhe të marrin një pikë nga ky takim, falë golit të shënuar nga Harmon Gbowea në minutën e 71-të.

Gjilani vazhdon kryesimin në tabelë me 31 pikë, aq sa ka edhe Ballkani një pozitë më poshtë.

Ndërsa Drenica tani ka 21 pikë dhe renditet në pozitën e shtatë.

Të ngjashme