Gjilani pret Trepçën’89, Malisheva gostitë Drenicën

Prishtinë | 27 Gus 2022 | 11:27 | Nga Ekonomia Online

Lideri i tabelës në Superligën e Kosovës në futboll, Gjilani, do të pres sot Trepçën’89 në kuadër rë xhiros së katërt.

Skuadra nga Mitrovica ka dy barazime nga dy ndeshjet e zhvilluar, kurse Gjilani ka mbledhur shtatë pikë pas dy fitoreve dhe një barazimi.

Sfida e dytë e sotme që poashtu fillon nga ora 17:00, është ajo ndërmjet Malishevës vendëse dhe Drenicës.

Nga dy ndeshjet e zhvilluara, Malisheva ka arkëtuar tri pikë, me një humbje dhe një barazim, kurse Drenica ka zhvilluar tri ndeshje nga të cila ka dy humbje dhe një barazim.

Të ngjashme