Gjilani transferon Fjoart Jonuzin

Prishtinë | 12 Gus 2019 | 19:44 | Nga Ekonomia Online

Gjilani sot ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me futbollistin kuksian, Fjoart Jonuzi, i cili do të jetë pjesë e skuadrës gjilanase  për edicionin e ri garues 2019/2020.

Jonuzi i lindur në vitin 1996 në Kukës, në skuadrën kosovare vie nga ajo e Laçit, ku ishte paraqitur dy edicionet e fundit tek skuadra kurbinase.

Mesfushori më i ri i Gjilanit, karrierën futbollistike e kishte filluar me skuadrën verilindore të Shqipërisë, KF Kukësi.

Ai për skuadrën nga vendlindja e tij, ishte paraqitur nga viti 2013 deri në vitin 2017, nga ku u transferua në skuadrën e Laçit, ku kishte milituar në dy sezonet e fundit.

Ai gjatë karrierës së tijë ka realizuar 98 paraqitje në “Superiore”, duke shënuar 4 gola dhe duke asistuar 3 herë për bashkëfutbollistët e tij. Në kupën e Shqipërisë, Jonuzi, kishte bërë 22 paraqitje duke realizuar 4 gola të tjerë dhe një asist tjetër.

Futbollisti më i ri i Gjilanit, paraqitje kishte bërë edhe në kupat e Europës me Laçin.Jonuzi gjithashtu paraqitje ka edhe me grupmoshat e reja të Shqipërisë, ku veçohen ajo U-21 dhe ajo U-19.

Të ngjashme