Gjilani zë vendin e parë në turnirin e Basketbollit në Karrocë, Gjakova e dyta dhe Prishtina e treta

????????????????????????????????????
Prishtinë | 05 Tet 2019 | 16:29 | Nga Ekonomia Online

HANDIKOS sot në Palestrën Sportive ‘Bashkim Selishta’ në Gjilan ka organizuar  turnirin e Basketbollit në Karrocë, ku pjesëmarrëse kanë qenë gjashtë ekipe.

Vendi i parë i ka takuar ekipit të Gjilanit, vendi i dytë Gjakovës dhe ai i treti Prishtinës.

Ky organizim me karakter garues, kësaj radhe është bërë në mbështetje të NLB Banka.

HANDIKOS ndër vite ka ofruar shërbime të natyrave të ndryshme që për qëllim kanë pavarësimin e personave me aftësi të kufizuara. Rol në të është dhënë edhe në organizimin e sporteve të ndryshme asistive, me theks të veçantë atë të basketbollit në karrocë, me mbështetje të donatorëve të shumtë të huaj dhe vendor.

Të ngjashme