Gjimshiti zyrtarizohet te skuadra e re

Prishtinë | 13 Kor 2017 | 20:51 | Nga

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë është huazuar tek ekipi i sapongjitur në Serie A, Benevento.

Edhe pse iu bashkua klubit javën e kaluar zyrtarizimi nuk erdhi deri ditën e sotme, Benevento ka huazuar Gjimshitin por ka opsionin e blerjes në fund të sezonit.

Gjimshiti edicionin e kaluar ishte i huazuar në Serie B, tek skuadra Avellino, paraqitjet e mira bënë që Benevento të insistoj për ta pasur në skuadër atë.

Pas tri paraqitjeve me Atalentën vitin e kaluar në Serie A, Gjimshiti tani do të ketë rastin të luaj rregullisht me klubin e ri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme