Gjinovci: Po e bëjmë historinë

Nikozia | 30 Jan 2017 | 18:55 | Nga

Përfaqësuesja e Kosovës në futsal shkroi historinë duke fituar ndeshjen e parë kualifikuese në Evropianin që po mbahet në Qipro. Djelmoshat kosovarë arritën që me rezultat të thellë 5 me 1 të mposhtnin kombëtaren e Norvegjisë, duke arkëtuar tre pikë të mëdha qysh në ndeshjen e parë.

Një nga protagonistët kryesor të kësaj fitoreje, Oso Gjinovci, u shpreh shumë i lumtur për golin dhe fitoren, saqë i gjithë trupi iu rrëqeth.

“Ishte një ndjenjë e veçantë, nuk përshkruhet me fjalë. Mu rrëqeth i tërë trupi kur e dija se jemi duke avancuar me rezultat 3-0”, ka thënë Gjinovci, për IndeksOnline.

Kosova nesër përballet me nikoqirin e këtij kampionati, Qipron dhe një fitore do ta bënte një hap të madh drejt kualifikimit.

“Nga ndeshja e nesërme presim fitoren e radhës për ta bërë festën edhe më madhështore. Dhe ta qojmë, Kosovën tonë aty ku e ka vendin. Besoj fuqishëm në bashkëlojtarët e mijë. Do ta arrijmë edhe fitoren e dytë e po ashtu edhe të tretën për të bërë historinë, pra kualifikimin”, ka përfunduar Gjinovci.

Vlen të përmendet se golashënuesit tjerë përpos Gjinovcit ishin: Fadil Goli me dy gola, Ramadan Alaj dhe një autogol nga lojtari norvegjez

Image may contain: 14 people

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme