Gjithçka gati për ndeshjen Kosovë-Danimarkë, kosovarë e danezë të entuziazmuar për lojën

Prishtinë | 21 Mar 2019 | 18:51 | Nga Alban Begolli Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Gjithçka është gati për ndeshjen miqësore Kosovë-Danimarkë.

Që nga mesdita qytetarë të shumtë nga mbarë Kosova filluan të mblidhen para stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Për të parë ndeshjen miqësore Kosovë-Danimarkë, kishte ardhur edhe kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci. Ai tha për Ekonomia Online, se ndjehet i emocionuar kur në fushë kur luan përfaqësuesja e Kosovës.

“Kur kombëtarja e Kosovës, unë e ndjej vetën aty në fushë. Shpresoj që do të marrim rezultat. Kombëtarja jonë është konsoliduar shumë, shpresoj që do të marrim rezultat. Danimarka është një ekip me traditë por shpresoj të marrim rezultat pozitiv në mes fitores dhe barazimit”, tha Lladrovci.

I pyetur për se cilin lojtar të Kosovës e adhuron, ai u shpreh se të gjithë për të janë të denjë.

Ndërsa, Philip Frey kishte ardhur nga Danimarka për këtë ndeshje. Ai mendon që rezultati do të jetë 3 me 3.

“Është kënaqësi të jem në Kosovë, është hera ime e pestë që jam në këtu kur e kuptova për lojën me Danimarkën që do të luaj më Kosovën unë thash që do të shkoj, për rezultatin nuk e di, unë jam për Danimarkën por nuk e di ndoshta 3-3 për Danimarkën do të thoja”, tha danezi Philip Frey për Ekonomia Online.

Arianit Jashari që kishte ardhur nga Vushtrria, tha se sporti na bashkon të gjithë dhe mendoj që rezultati do të jetë 2 me 1

“Kemi ardhë për lojën, Filipi është nje mik ynë i vjetër, ka qenë pjesë e konferencave të ndryshëm., besoj që është një mundësi e mire, sporti na bashkon të gjithëve. Pavarësisht kësaj besoj që duhet te jetë një ndeshje e mirë. Realisht besoj që Kosova së shpejti do të jetë në mesin e yjeve botërore. Dashtë zoti që vendin tonë ta shohim në arenën ndërkombëtare, Dhe mendoj rezultati do jetë 2 me 1 për Kosovën Miloti është lojtar i mirë”, u shpreh  Jashari për Ekonomia Online.

Një qytetar tjetër tha se secili kemi emocionet tona por pa legjendën ndjehemi keq.

“Si çdo qytetar jemi të gëzuar por pa legjendën ndjehemi keq. Diqysh minuti i 9te është emocioni më i mirëfilltë. Si tifoz i Kosovës, mendoj që rezultati do jetë 2 me 1 për Kosovën”, tha ai.

Erzana Beqiri kishte ardhur nga Ferizaj . Ajo tha se shpreson se Kosova do të dal fituese me rezultat 3 me 2.

“Jam shumë e gëzuar që ka me lujt sot Kosova me Danimarkën, shpresat janë me e bë më të mirën dhe me fitu normal. Mendoj rezultati do jetë 3 me 2 për Kosovën. E adhuroj Zhegorvën”, tha ajo.

Ibrahim Pula nga Prizreni u shpreh se janë të gëzuar që Kosova ka arritur të luaj me një ekip kaq të forte

” Presim një rezultat të mirë, mendojmë se do të fitojmë. Jemi të kënaqur qe kemi ardhë deri këtu me ekipin tonë”, u shpreh Pula.

Ndërsa Niku i cili ishte tifoz i Kosovës u shpreh se është shumë i gëzuar. Mendon se Kosova do të fitojë.

“Mendoj se Kosova do të fitojë,me rezultat 2 -0 dhe jam shumë i gëzuar”, tha ai.

Edhe Leon Susuri, ishte njëri prej tifozëve të vegjël të Kosovës, ai theksoi se Kosova do të fitojë ndaj Danimarkës me rezultat 2 me 0

“Kosova 2 Danimarka 0”, tha Susuri.

Të ngjashme