Gjithçka gati për transferimin e Van de Beekut në Real Madrid

Prishtinë | 15 Jan 2020 | 15:45 | Nga Ekonomia Online

Donny van de Beek është shumë afër të bëhet lojtar i Real Madridit gjatë afatit kalimtar të verës, pasi që klubi madrilen tashmë ka arritur marrëveshje me mesfushorin holandez.

Përkundër interesimit të spekuluar nga Manchester Unitedit, Los Blancos kanë qenë që sa kohë favoritët në garën për ta transferuar Van de Beekun nga Ajaxi, pasi që ishin interesuar qysh në verën e vitit 2019, transmeton Gazeta Express.

Ashtu siç raportohet nga De Telegraaf, gjithçka është gati që transferimi të arrihet gjatë verës së ardhshme për një shifër rreth 55 milionë euro.

Los Blancos kishte pasur marrëveshje me futbollistin edhe verën e kaluar, mirëpo transferimi dështoi. Megjithatë, këtë herë De Telegraaf raporton se gjithçka është bërë gati që transferimi të ndodhë në qershor, përveç nëse drejtuesit e Real Madridit ndryshojnë mendje.

Van de Beek ishte kyç në suksesin e skuadrës së Ajaxit që e mposhti Real Madridin në Ligën e Kampionëve në sezonin 2018/19 dhe ai ka qenë në radarin e madrilenëve që nga atëherë. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme