Gjithçka gati për turneun “Burim Hatipi”, pjesëmarrëse 8 ekipe

Prishtinë | 29 Jan 2020 | 12:09 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës ka mbajtur konferencë për medie në të cilën prezantoi programin për dy manifestimet që do të mbahen më 31 janar, çmimet “Ali Shala” dhe turneu “Burim Hatipi”, raporton Ekonomia Online.

Edmond Thaqi, kryetar i Shoqatës së Gazetareve të Kosovës, tha se janë bërë të gjitha parapërgatitjet për këto dy manifestime teksa dha detaje rreth pjesëmarrësve në këto ngjarje.

“Tashmë i kemi rrumbullakuar të gjitha përgatitjet. Pas 4 muaj kemi bërë punë të jashtëzakonshme. Tetë ekipe janë pjesëmarrëse në turneun ‘Burim Hatipi’, ku do të filloj në orën 10 të premten”.

“Të gjitha përgatitjet janë bërë. Poashtu kemi mysafirë edhe nga Greqia e vende të tjera. Poashtu edhe kampioni olimpik nga Shkupi. Sa i përket pjesës së ceremonisë ‘Ali Shala’ janë bërë të gjitha përgatitjet. Menjëherë do të kemi një aktivitet tjetër ku do të udhëtojmë ne Budapest kjo përkon me 120 vjetorin e gazetarëve sportiv të gazetarisë dhe ta prezantojmë gazetarinë sportive në mënyrë të dinjitetshme. Andaj kjo është një dëshmi të shfrytëzojmë këtë takim qe nga data 3 deri me 6 shkurt në Budapest”, tha ai.

Sekretari i Përgjithshëm, i ShGSK-së, Artan Muhaxheri dha detaje rreth përmbajtjes programore me rastin e këtyre dy manifestimeve.

Në sallën e kuqe me 31 janar do të mbahet ceremonia ‘Ali Shala’, tri çmimet do të ndahen për shkrimet me të mirë radio televizive, për çmim që motivon te rinjtë të merren me gazetari sportive. Fakti që e kemi zhvendos ne sallë flet për numrin më të madh te pjesëmarrësve. Në organizimin e parë do të shini prezantues dhe do të mundohemi t’u tregojmë që po bëjmë diçka te madhe në Kosovë. Ky do të jetë një test. Do tu dëshmojmë që jemi anëtar të ri të eses por jemi shumë më të avancuar se vendet në rajon. Këto çmime janë mënyra më e mirë për ta nisur këtë ceremoni. Nuk janë vetëm gazetaret sportiv pjesë e shoqatës por edhe producentë fotoreporter”, tha ai.

Edhe gazetarët po shprehen të kënaqur me parapërgatitjet për këto manifestime. Presin pjesëmarrje masive për të nderuar ish-sportistët.

 “Është konferenca e parë prek që është emëruar bordi janë bërë 4 muaj.  Është momenti i dy organizimeve turneu ‘Ali Shala’ dhe ‘Burim Hatipi’. Për një periudhë të shkurt i kemi bërë të gjitha përgatitjet”, tha Alba Merovci, gazetare e sportit.

“Kisha pas qejf me pas sa shumë njerëz, me pan një ceremoni do të jetë ma ndryshe dhe me na tregu mangësitë. Një ceremoni që kemi me përmbyllë në orën 17”, tha Rron Ajeti, gazetar i sportit.

Të ngjashme