Gjithçka që duhet të dini për ndeshjen Mali i Zi – Kosova

Prishtinë | 04 Qer 2019 | 19:34 | Nga Ekonomia Online

Më 7 qershor, Përfaqësuesja e Kosovës do të udhëtoi drejt kryeqytetit malazez, Podgoricës, për të zhvilluar ndeshjen ndaj reprezantacionit të Malit të Zi.

Kosova do të luaj ndeshjen e dytë në kuadër të Grupit A për kualifikime në Kampionatin Evropian “Euro 2020” ndaj Malit të Zi.

Më poshtë ne ju sjellim moshën mesatare, vlerën në treg të dyja skuadrave, pozicionimin në ranglistën e FIFA’s dhe formën nga ndeshjet e fundit.

Mosha mestare: 24.6 është mosha mestare e futbollistëve të Përfaqësueses së Kosovës, kurse 27.5 është mosha mestare e Malit të Zi.

Vlera në treg: 43,15 milionë euro vlera e Kosovës – 77,50 milionë euro vlera e Malit të Zi.

Pozita në ranglistën e FIFA’s: Kosova pozicionohet në pozitën e 127-të – Mali i Zi në pozitën e 51-të.

Forma nga 6 ndeshjet e fundit: Kosova ka tre fitore dhe tre barazime – Mali i Zi ka katër humbje, një fitore dhe një barazim.

Mbetet të shihet se si do të jetë rezultati përfundimtar nga ndeshja e së premtës(7 qershor). Kujtojmë që ndeshja është e vlefshme për kualifikime në “Euro 2020”. 

Të ngjashme