Gjithë delegacioni i Kosovës del negativ në testet për Coronavirus para ndeshjes me Moldavinë

Prishtinë | 02 Sht 2020 | 10:59 | Nga Ekonomia Online

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se gjithë futbollistët dhe stafi i përfaqësueses, si dhe zyrtarët e federatës kanë rezultuar negativë në testet PCR për COVID-19 të bëra të martën.

“Dardanët” udhëtojnë sot të kompletuar për ndeshjen e nesërme në Parma të Italisë kundër Moldavisë. Ndeshja do të jetë në kuadër të edicionit të ri të Ligës së Kombeve. Pas Moldavisë, Kosova do ta presë në Prishtinë, Greqinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme