Gjokoviq gjendet në zyrat e avokatëve të tij në Melburn, mbështetësit janë mbledhur jashtë

Prishtinë | 16 Jan 2022 | 09:54 | Nga Ekonomia Online

Ne dihet saktësisht se kur dhe si Gjokoviç planifikon të largohet nga Australia, por ai aktualisht besohet të jetë në zyrat e avokatëve të tij në Melburn.

Një turmë gazetarësh dhe disa mbështetës të Gjokoviqit me një flamur serb janë mbledhur jashtë ndërtesës, shkruan BBC.

Ndërkohë, jashtë sallës së gjyqit, një mbështetëse e Gjokoviqit e përlotur i ka thënë korrespondentes së BBC-së, Shaimaa Khalil se vera e saj do të jetë “bosh” pa luajtur serbi në Melburn.

“Jam shumë e zemëruar. Ata e kanë vënë në shënjestër atë si një anti-vakser dhe ai është një sportist. Ai është këtu për të luajtur tenis, është puna e tij. “AusOpen” e bënte verën tonë, duke parë djalin tonë, krenarinë tonë kombëtare, do të jetë bosh tani.”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme