Gjokoviq niset për në Beograd nga Dubai

Prishtinë | 17 Jan 2022 | 09:16 | Nga Ekonomia Online

Tenisti serb, Novak Gjokoviq, hipi në një fluturim për në Beograd nga Dubai të hënën, pasi mbërriti atje më herët gjatë ditës.

Gjokoviq kishte mbërritur në Emiratet e Bashkuara Arabe pasi dëbimi i tij nga Australia për shkak të vaksinimit të kërkuar kundër COVID-19 i dha fund shpresave të tenistit të renditur në kategorinë 1 për meshkuj, për të mbrojtur titullin e tij në “Australian Open”.

Tre gjyqtarë të Gjykatës Federale të dielën dolën në anën e vendimit të Ministrit të Emigracionit, Alex Hawke, për anulimin e vizës së Serbit për arsye të interesit publik, shkruan Apnews, transmeton Klankosova.tv.

Menjëherë pas vendimit, agjentët federalë shoqëruan Gjokoviqin në aeroportin e Melburnit, ku ai hipi në një aeroplan me destinacion Dubain e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Para largimit të tij, Gjokoviç tha se ishte “jashtëzakonisht i zhgënjyer” nga vendimi i gjykatës australiane, por tha se e respektonte vendimin.

Të ngjashme