Gjokoviqi mposhtet nga tenisti i 117 në botë

Prishtinë | 19 Jan 2017 | 10:21 | Nga

Uzbeku Denis Istomin ka shkaktuar befasinë më të madhe në Australian Open kur pas duelit pesë orësh doli fitues ndaj Novak Gjokoviqit.

30-vjeçari që është i 117 në ranglistën botërore, luajti ndeshjen e tij jetësore ndaj gjashtë herë kampionit. Istomin mposhti serbin me rezultat 7-6(8) 5-7 2-6 7-6(5) 6-4.

“Së pari më vjen keq për Novakun. Sot luajta shumë mirë”, ka thënë Istomin pas fitores.

“Dua të them, jam i befasuar nga vetja sot. Dua të falënderoj ekipin tim. Është e mrekullueshme. Pata shumë emocione të cilat nuk arrita t’i mbaja”, ka shtuar ai, transmeton Koha.net.

Istomin në rrethin e tretë do të përballet me spanjollin Pablo Carreno Busta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme