Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ia rikthen titullin Skënderbeut

Prishtinë | 13 Pri 2018 | 12:53 | Nga

Klubi nga Korça ka arritur të fitojë rastin në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.

CAS ka pranuar kërkesën e Skënderbeut për t’i rikthyer titullin kampion të sezonit 2015/2016 të hequr nga FSHF.

Lajmi është konfirmuar nga klubi nga Korça nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare.

Argumentet e paraqitura nga Skënderbeu dhe strategjia mbrojtëse në CAS kanë rezultuar efikase, me panelin e gjyqtarëve që ka hedhur poshtë vendimin e Komisionit të Etikës në FSHF.

Pasi u ndëshkua nga UEFA me një vit larg Evropës si masë administrative në kuadër të hetimeve që inspektorët këtij institucioni po kryenin për kurdisje ndeshjesh, ndaj skuadrës korçare, Komisioni i Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit mori vendim për t’i hequr titullin kampion të sezonit 2015/2016.

Të ngjashme