Gjykata e urdhëron sulmuesin e Milanit t’ia paguajë 16 milionë euro klubit portugez

Prishtinë | 24 Jan 2022 | 13:11 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i Milanit Rafael Leao është urdhëruar nga gjykata t’ia paguajë 16.5 milionë euro ish-klubit të vet, Sporting PC, për shkak të shkëputjes së kontratës në vitin 2018.

Leao e braktisi klubin portugez në fund të sezonit 2017/18 pas një sulmi nga tifozët e Sporting, të cilët ishin të mllefosur me lojtarët e vet për dështimin e kualifikimit në Ligën e Kampionëve.

Njëlloj si shumë ish-bashkëlojtarë, Leao vendosi ta shkëpusë kontratën me marrëveshje dypalëshe pas atij incidenti.

Leao iu bashkua klubit francez Lille si lojtar i lirë më 2018 dhe një vit më vonë kaloi në Milan për 23 milionë euro.

Sportingu ka argumentuar se klubi nuk ishte pajtuar për shkëputjen e kontratës së tij dhe e paditi Leaon.

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv e urdhëroi Leaon t’i paguajë Sportingut 16.5 milionë euro në mars 2020 dhe tani Gjykata e Apelit e ka mbajtur në fuqi këtë dënim.

Sporting CP kishte kërkuar kompensim më të lartë, duke kërkuar që t’i paguhej e tërë klauzola e lirimit të Leoas nga kontrata e atëhershme në vlerë 40 milionë euro.

Milani nuk është i përfshirë në këtë rast dhe Leao mund tani të ankohet në Gjykatën Supreme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme