Gjyqtarët nga Kosova ndajnë drejtësinë në miqësoren Turqi – Azerbajxhan

Prishtinë | 25 Maj 2021 | 19:56 | Nga Ekonomia Online

Katërshja e gjyqtarëve kosovarë në krye me Genc Nuzën, do ta ndajë drejtësinë në miqësoren ndërkombëtare, Turqi – Azerbajxhan.

Kjo ndeshje do të zhvillohet të enjten (27 maj) në “Oba Stadymu” në Alanya, derisa Nuzës do t’i asistojnë Fatlum Berisha, Bujar Selimaj dhe Visar Kastrati.

Kombëtarja e Turqisë është pjesëmarrëse në ‘Euro 2020’ dhe kjo miqësore zhvillohet në kuadër të përgatitjeve të saj për turneun e madh evropian, i cili nis më 11 qershor.

Padyshim, delegimi i gjyqtarëve kosovarë në ndeshje të këtij niveli dëshmon punën e mirë që ka bërë FFK edhe në ngritjen profesionale të gjyqtarëve.

Të ngjashme