Gjyqtarët nga Kosova referojnë në Ligën e Evropës

Prishtinë | 16 Kor 2018 | 13:30 | Nga

Gjyqtarët nga Kosova do të vazhdojnë të jenë të pranishëm në garat evropiane.

Kësisoj njëri nga gjyqtarët më të mirë në Kosovë vitet e fundit, Genc Nuza do të ndajë drejtësinë në Ligën e Evropës.

Prishtinasi do të gjykojë në shtetin e Norvegjisë, ndeshjen mes Sarpsborg 08 dhe IBV Vestmannaeyjar nga Islanda.

Ndeshja e parë mes këtyre skuadrave në Islandë përfundoi me fitore të thellë të ekipit norvegjez 4-0, transmeton Telegrafi.

Ndihmës të Nuzës në këtë takim do të jenë Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj.

Ndërkohë edhe gjyqtari i katërt do të jetë nga Kosovar, Visar Kastrati.

Të ngjashme