Gjyqtari e rrëzon lojtarin, pastaj e ndëshkon me të kuq (Video)

Prishtinë | 15 Jan 2018 | 00:43 | Nga

PSG ka shënuar tjetër fitore në Ligue 1 në udhëtim të Nantes.

Në këtë ndeshje, është parë një incident sa interesant aq edhe qesharak.

Është gjyqtari i takimit, Tony Chapron, dhe lojtari i Nantes, Diego, që janë përfshirë në gjithë këtë.

Diego gjatë një kundërsulmi të PSG-së, shtyu pak gjyqtarin për ta rrëzuar në tokë, teksa ky i fundit u mundua t’ia kthejë menjëherë duke zgjatur këmbën për ta rrëzuar.

Pas kësaj, gjyqtari i nervozuar nuk kurseu edhe kartonin e verdhë për Diegon, i cili veç e kishte një karton nga pjesa e parë.

Të ngjashme