Gjyqtari i tretë i Kosovës që pranohet në FIFA si kryesor

Prishtinë | 13 Dhj 2019 | 14:44 | Nga Ekonomia Online

Kosova po vazhdon të “pasurohet” me gjyqtarë kryesor në shtëpinë më të madhe të futbollit, FIFA.

Visar Kastrati është gjyqtari i tretë që pranohet në FIFA si gjyqtar kryesor, shkruan Indeksonline.

Para tij, kanë hyrë edhe Genc Nuza e Besfort Kasumi. Kastrati referon me sukses ndeshjet e Superligës së Kosovës, ndërsa tash e ka marrë “vizën” edhe për referimin e ndeshjeve ndërkombëtare.

Prizrenasi 33 vjeçar do të fillojë të referojë në gara ndërkombëtare nga viti 2020.

Të ngjashme