Gjyqtari s’ia pranoi golin e pastër ndaj Serbisë, Ronaldo e lëshon fushën i zemëruar

Prishtinë | 27 Mar 2021 | 23:00 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesja e Portugalisë nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim 2-2 në ndeshjen ndaj Serbisë.

Ajo që bëri bujë të madhe gjatë ndeshjes ishte goli i shënuar nga Cristiano Ronaldo, që nuk u llogarit, kjo pasi sipas gjyqtarit topi nuk hyri brenda rrjetës.Megjithatë, shihet qartë se topi kishte kaluar vijën e bardhë.

Ylli portugez hoqi shiritin e kapitenit dhe shkoi në dhomën e zhveshjes me shumë zemërim.

Në “Rajko Mitic” të Beogradit, Serbia dhe Portugalia zhvilluan ndeshjen e raundit të dytë në kuadër të Grupit A. /Insporti

Të ngjashme