Gjyqtarja e parë grua në Superligë tregon se a është sulmuar ndonjëherë

Prishtinë | 16 Sht 2021 | 10:13 | Nga Ekonomia Online

Lumturie Muhadri u bë gjyqtarja e parë grua në Superligën e Kosovës, dhe referon që nga viti 2008.

E ftuar në “Ora 7”, gjyqtarja tha se këtë punë e bën me pasion dhe emocion, ndërsa e falënderoi FFK-në për përkrahjen që i ka dhënë asaj.

Muhadri tha se nuk ka pasur ndonjë sulm apo tentim për sulm nga tifozët, përveç zemërimit dhe disa fyerjeve.

Ajo i bëri thirrjeve vajzave të reja që ëndërrojnë të njëjtin profesion që të mos hezitojnë dhe të kyçen në futboll, pasi për këtë tha se kanë gjithmonë përkrahjen e FFK-së.



Fjalë Kryesore:

Të ngjashme