Gjysma e ekipit portugez që doli kampion i Evropës mbetet jashtë botërorit

Prishtinë | 19 Maj 2018 | 12:24 | Nga

Gati gjysma e ekipit të Portugalisë që triumfoi në “Euro 2016” do të mungojë në botërorin “Rusia 2018”. Seleksionuesi Fernando Santos ka thënë se kishte vështirësi për të përpiluar listën finale me 23 futbollistë, ku nuk është heroi i finales së Evropianit, sulmuesi Eder. Ai pati shënuar golin e fitores në finalen e “Euro 2016” ndaj Francës.

Ai është njëri prej dhjetë lojtarëve që nuk janë marrë në konsideratë nga seleksionuesi Santos, edhe pse ndihmuan Portugalinë të shpallet kampione e Evropës për herë të parë. Lojtarë e tjerë të pafat që nuk gjetën veten në listën përfundimtare janë mesfushorët Andre Gomes (Barcelona), Renato Sanches (Bayern), sulmuesi Luis Nani (Lazio), mbrojtësi Eliseu (Benfica) dhe disa të tjerë, shkruan sot Koha Ditore.

“Ka qenë jashtëzakonisht vështirë të zgjedh 23 lojtarë që do të udhëtojnë në Rusi. Si profesionist, është dashur të marrë vendime të vështira dhe e di shumë mirë se të gjithë nuk kanë mbetur të kënaqur me përzgjedhjen që e kam bërë. Në nivelin personal, më vjen shumë keq dhe me dhemb shumë që kam lënë jashtë listës lojtarë që ishin pjesë e evropianit dhe ata që morën pjesë në eliminatore dhe ndihmuan ekipin të kualifikohet”, është shprehur seleksionuesi Santos.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme