Gjysmëfinale pa Messin ose Ronaldon për herë të parë pas 15 vitesh

Prishtinë | 15 Gus 2020 | 11:07 | Nga Ekonomia Online

U deshën 15 vite, një pandemi dhe dy humbje, që njëri mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit të mos jenë pjesë e gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve.

Lionel Messi me Barcelonën e tij e kishte siguruar çerekfinale, duke e mposhtur Napolin në 1/16 e Ligës së Kampionëve.

Por në çerekfinale ishte Bayern që i eliminoi duke i turpëruar me rezultat 8-2.

Në anën tjetër Ronaldo e Juventusi u eliminuan nga Lyon me rezultat të përjtihshëm 2-2, fal një goli të shënuar si mysafir nga francezët.

Kjo është hera e parë që nga sezonin 2005/2006 që njëri mes Messit e Ronaldos nuk luan në gjysmëfinale.

Në 15 vite radhazi nuk ka pasur gjysmëfinale që njëri nga këta nuk ka qenë i pranishëm.

Të ngjashme